Update/ Pas përfundimit të këshillit të mandateve dhe rregullores, është vendosur që çështja t’i shkojë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese. Kësisoj, Këshilli i mandateve do ta çoje propozimin e tij në parlament, i cili pritet të votojë këtë të enjte në seancë parlamentare, kërkesën për të çuar në Gjykatën Kushtetuse mandatin e deputetit Koço Kokëdhima.
……..
Pas një mbledhje të shkurtër, Këshilli i Rregullores dhe mandateve do të tërhiqet për të dhënë vendimin e tij në lidhje me mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima, nëse do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim apo jo.
Me kërkesë të kryetarit të saj Ilir Meta, këshilli ka kërkuar largimin e medias për të vendosur mbi mandatin e deputetit socialist.
Përfaqësuesi i PD-së, deputeti Eduard Halimi tha në mbledhje s e Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kuvendin, i cili në prill të viti të kaluar votoi kundër dërgimit për shqyrtim në këtë gjykatë të vlefshmërisë së mandatit të Koço Kokëdhimës. Sipas Halimit, vlefshmërinë dhe kushtetueshmërinë e madantit të deputetit socialist e shqyrton vetëm Gjykata Kushtetuse.
Në kundërpëergjigje të kërkesës që mandati i socialistit të dërgohet për shqyrtim në kushtetuse ka qenë avokati i këtij të fundit, i cili tha
“kërkesa e paraqitur nga grupi i deputetëve në Gjykatën Kushtetuese është pranuar pjesërisht dhe ajo që të bie në sy është fakti që për dy pikat e kërkesës që kanë të bëjnë me çështjen e papajtueshmërisë së funksionit të deputetit, është rrëzuar si një kërkesë e palegjitimuar. Do të thotë që me këtë çështje, kuvendi është shprehur njëherë dhe nuk mund të merret më. Kuvendi duhet të shohë vendimin në rastin në fjalë, ka të bëjë me pikën tre që ka të bëjë me konfliktin e interesit, në raport me interpretimin e kompetencës së pikës katër, që gjykata kushtetuese i ka dhënë kuvendit vetëm diskrecionin juridik formal të shikimit të të gjitha argumenteve në çdo rast kur ka një shkelje të pikës 3 të nenit 70 të kushtetuese”.