Ish-ylli i Rolling Stone, Bill Wyman është diagnostikuar me kancer në prostatë. Muzikanti 79-vjeçar ka zbuluar ditën e sotme se do i nënshtrohet një trajtimi për gjendjen e keqe shëndetësore duke shpresuar që të bëhet më mirë.
Ai është parë për herë të fundit në publik gjatë fundjavës në dasmën e Rupert Murdoch me ish-supermodelen Jerry Hall, në Londër.
Një zëdhënës për babain e 4 fëmijëve është ka thënë: “Bill Wyman, ish-anëtari i Rolling Stones, është diagnostikuar me kancer në prostatë. Ai po i nënshtrohet një trajtimi dhe pritet që të ketë një shërim të plotë pasi është kapur në fazat e para”.
/ Top Channel