E-maile misterioze që datojnë që nga 1970 kanë mbërritur në postën elektronike të përdoruesve të iPhone. Komunikimi fantazmë nuk ka as subjekt, as përmbajtje dhe as dërgues. Të habitur, përdoruesit kanë përdorur rrjetet sociale për të pyetur se çfarë janë këto mesazhe misterioze, dhe a i dëmtojnë ata. Megjithatë mendohet se më shumë bëhet fjalë për ndonjë anomali të iPhone se sa ndonjë virus apo keqdashës.
Anomalia duket se ka prekur aplikacionin e emaileve në sistemin operativ iOS, me të cilin funksionojnë iPhone dhe iPad, dhe duket se kanë marrë mesazhe boshe nga data 1 janar 1970. Sipas Telegraph, kjo anomali mund të ketë ardhur kur përdoruesi i iPhone kontrollon emailin në një tjetër zonë orare nga përdorimi i zakonshëm. 1 janar 1970, përfaqëson zeron në kohën UNIX, mënyra se si kompjuterat e kuptojnë datën dhe kohën./tch