“Plumb kokës kush kërcënon prokuorët dhe njerëzit e drejtësisë!” Ky është penaliteti i ashpër që ish deputeti Spartak Braho propozon për të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë prokurorët sot në një intervistë në emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report Tv.
Prej ditësh dy prokurorë, Doloresa Musabelliu e Prokurorisë së Posaçme dhe Merita Selimi, e cila kishte punuar në prokurorinë e Lushnjes, janë marrë në mbrojtje pasi u vunë në shënjestër të një grupi kriminal që sipas të dhënave drejtohej nga Laert Haxhiu.
Gjatë intervistës për Report Tv, Braho vë theksin tek domosdoshmëria për të ndihmuar SPAK të luftojë krimin dhe organizuar
Kur kërcënohet një prokuror apo hetues duhet të godasë plumbi kokës se nuk ka rrugë tjetër. Ndryshe nuk kemi bërë gjë për të mbrojtur SPAK. Duhet mbrojtur me veprime ekstremisht të forta. Reagime të tilla që të mësojnë mirë ata që mendojnë, që nisin të mendojnë pa le të veprojnë kundër jetës së prokurorëve apo punonjësve të drejtësisë. Që plumbi i kokës është pak. Këtë duhet ta bëjë ky shtet. Duhet të ngrejë zërin fort SPAK. E përsëris plumbin kokës kujtdo që rrezikon jetën punonjësit të drejtësisë” tha Spartak Braho në studio me gazetarin Nertil Agalliu.
Braho sugjeron dhe një trupë policore të pavarur që do ta mbronte SPAK.
Kam hedhur idenë që SPAK duhet të ketë trupën e tij policor të pavarur. Duhet të jetë një trupë e re të rregullohet me ligj e vendim qeverie. Duhet të jetë nukël e posaçme. sepse edhe policia është në ditën e saj më të keqe.
Në intervistën për Repor Tv, Braho vlerësoi punën e Altin Dumanit në krye të SPAK.
“SPAK ka ndezur motorët. Po punon ka një angazhim të mirë. Mesa duket është rrjedhojë edhe e një drejtimi aktual të mirë të një prokurori të ri në detyrë por jo në profesion, si Altin Dumani që ka flakur frikën këtej dhe me qëndrimin e tij u jep zemër bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij të punës. Është e rëndësishme shmangia e frikës por SPAK duhet ndihmuar” tha Braho për Report Tv.
Braho vë theksin dhe tek ndihma logjistike që i duhet ofruar SPAK.
“SPAK duhet ndihmuar me prapavijën logjistike të tij. SPAK ka shumë ngarkesë. Unë e di shumë mirë. Punojnë 30 hetues të BKH-së, por edhe 80 të jenë janë pak” tha gjatë intervistës.
/f.s