Një raport vjetor nga organizata për të drejtat e grave ONE, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas kanë publikuar raportin ku tregon se cilat janë vendet më të vështira për t’u rritur si një femër. Kryesisht në raport ishin vendet afrikane.
Sipas këtij raporti, varfëria është çështja kryesore, i cili gjithashtu përfshin 166 vende nëpër botë, ku është vështirë të rritet një femër ashtu siç duhet, transmeton Gazeta Express.
Ky raport gjithashtu ka nxjerr statistika edhe për qasjen e vajzave në shkollë, qasje në llogarite bankare, ka nxjerrë përqindje të pagesës në punë në krahasim me meshkujt, jetëgjatësinë, përfaqësimin politik etj.
Rezultatet zbuluan se 20 vendet më të vështira për t’u rritur një femër, kanë varfëri të skajshme, nga të cilat 18 vende janë klasifikuar nga Afrika. Nigeria doli të jetë vendi më i vështirë për gratë dhe vajzat e reja. Pas saj vinë Somalia dhe Mali, përgatiti GazetaExpress.