Arrestohet nga policia e Vlorës një shtetas që lëvizte me armë. 38 vjeçari nga Tirana është arrestuar sapo ka mbërritur në Vlorë.
Në kontrollin e ushtruar 38 vjeçarit i është gjetur një armë e llojit “ Berreta”.
Erion Sejdini është kapur në lagjen Hajro Cakerri teksa lëvizte në këmbë.
Ndërkohë konfirmohet se pas arrestimit janë kryer kontrolle edhe në banesën e tij në Tiranë ku i janë gjetur veshje kamuflazhi ushtarake dhe dy këllëfe pistolete.
Arrestimi i tij u bë pas informacioneve se ishte i pajisur me armë.
/a.r