Qeveria gjermane ka inauguruar sot një faqe uebi ku u shpjegon me ilustrime refugjatëve se si duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale me femrat europiane.
Madje në manual shpjegohet edhe si mund të kryhen marrëdhënie homoseksuale.
Faqja e uebit quhet “Zanzu, trupi im në fjalë dhe imazhe”.
http://www.zanzu.be/en eshte linku i faqes.
Qëllimi i këtij manuali është të shpjegojë për emigrantët se si duhet të sillen me partnerët e tyre, duke qenë se në vendet e origjinës kanë zakone të ndryshme. Ai është në 12 gjuhë, përfshirë turqishten, arabishten dhe farsin. Pas skandalit të përdhunimeve të ndodhura në Këln në natën e ndërrimit të viteve, qeveria gjermane ka menduar të edukojë si duhet refugjatët për të shmangur ngjarje të pakëndshme.