Naomi Campbell ka një dëshirë të madhe të bëhet nënë, edhe e vetme, pa një partner, tashmë që është në një moshë jo shumë të re, 45-vjeçare. Deklaratat e top modeles janë bërë në një intervistë për Sunday Times: “Nuk po them se nuk do të kem fëmijë, sepse mund t’i kem. Ende nuk e di në ç’mënyrë, por dua të kem fëmijë, – ka rrëfyer ‘Pantera e zezë’. – Të gjithë mendojnë se do të jem një nënë e mirë. Do ta bëj kur të jem gati. Nuk dua të ngutem, por nëse do të gjej një partner të denjë, do ta bëj vetë. Nuk kam frikë nga kjo”, ka thënë top modelja për revistën.