Futbollisti i njohur, Lionel Messi, këtë muaj do ta luaj ndeshjen e tij të parë në kualifikimet për Kampionatin Botëtor në vitin 2018, pasi sot është caktuar në formacionin e kombëtares së Argjentinës, që përbëhet prej 29 lojtarëve.
Messi nuk i luajti ndeshjet e para kualifikuese të Argjentinës vitin e kaluar për shkak të lëndimit. Lionel Messi do të luaj më 24 mars kundër Kilit në Santiago dhe pesë ditë më vonë para publikut vendës në Kordoba kundër Bolivisë, raporton agjencia Reuters nga Buenos-Ajresi.