“Oferta e Tiranës për të strehuar armiqtë e regjimit iranian, që përballen me masakër në Irak, duhet të njihet nga bota si një gjest i guximshëm humanitar” shkruan ish-anëtari britanik i Parlamentit Europian.
Shqipëria meriton vlerësim dhe mbështetje ndërkombëtare si për referomat në vitet e fundit dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo e fundit është është bërë e dukshme veçanërisht në ofertën për të strehuar anëtarë të grupit kryesor opozitar të Iranit, që përballen me masakër të pashmangshme në Iran me urdhër të teokracisë qeverisëse iraniane.
Nga një komb i varfër dhe në mjerim nën sundimin e Enver Hoxhës, shqiptarët kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm për t’u bërë partner kyç i demokracisë në Ballkan. Megjithëse ende një vend i varfër, populli shqiptar është i njohur për mikpritjen e tij – një aset i madh turizmi për BE-në, që po shqyrton kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim.
Një shembull i rëndësishëm i mikpritjes së tyre është roli i shqiptarëve në çaktivizimin e një krize të madhe humanitare ndërkombëtare në Irak.
Disa mijëra anëtarë të Organizatës Popullore të Muxhahedineve të Iranit, PMOI ose MEK, një grup intelektualësh të dedikuar ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe tolerancës së njerëzve për fetë e të tjerëve, janë përballur me sulme të përsëritura me predha dhe sulme të tjera ushtarake nga të deleguarit e Tehranit. PMOI janë kundërshtarët më të frikshëm të ajatollahëve, pasi interpretimi i tyre demokratik i Islamit përbën një sfidë direkte për pretendimin e mullahëve ndaj pushtetit përmes sundimit fetar.
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është i etur të masakrojë 2000 refugjatë të pambrojtur në Kampin Liria, ku ata jetojnë pranë Bagdadit. Sulmi i fundit me raketë mbi grupin ishte më 28 tetor 2015, ku 24 banorë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Agjecia e OKB për refugjatët i ka njohur të gjithë banuesit e Kampit Liria si azilkërkues dhe refugjatë nën mbrojtjen ndërkombëtare por duket se nuk ka mundësi t’i ofrojë atyre sigurinë e përshtatshme apo mbrojtje nga sulmi.
Si anëtar i Parlamentit Europian që nga viti 1999 dhe si kryetar i Delegacionit të PE për Marrëdhëniet me Irakun nga 2009 në 2014, kam njohur nga afër opozitën iraniane dhe liderët e saj. Eksperienca ime kulmoi në një libër që shkrova rreth kësaj lëvizjeje dhe rreth luftës për të çliruar Iranin “Sakrifikimi i vetes – Jeta me muxhahedinët iranianë”. Kam pasur shumë takime me Maryam Rajavi, lideren e opozitës iraniane dhe kolegët e saj. Zbulova se ata janë shumë të arsimuar dhe shumë të dedikuar ndaj kauzës së lirisë deh të drejtave të njeriut në Iran.
Pavarësisht ndryshimit të qeverisjeve dhe politikave në Shqipëri, dy administrata dhe legjislatura pasardhëse kanë marrë banorë të Kampit Liria në vitet e fundit, duke i ofruar atyre strehim nga persekutimi dhe vdekja.
Shkova në Tiranë në fund të prillit 2014 për t’u takuar me grupin e parë të banorëve të Kampit Liria që ishin pranuar nga Shqipëria. Pata shansin të mbaj takime private me zyrtarët e qeverisë, përfshirë presidentin dhe kryeministrin, për t’i falënderuar ata për gjestin humanitar. Më bënë shumë përshtypje këto takime dhe pasi u ktheva në Bruksel, menjëherë punova shumë për pranimin e Shqipërisë si shtet anëtar i BE-së.
Shqipëria ka bërë gjënë e duhur në pranimin e këtyre rezidentëve dhe njëkohësisht, demonstrime të tillë të mbështetjes për rezistencën iraniane janë një burim i zemërimit për ajatollahët në Teheran. Regjimi fundamentalist i Iranit e sheh PMOI si një kërcënim për interpretimin e vet ekstremist të islamit. Për këtë arsye, ajatollahët nuk duan që asnjë vend t’i pranojë ata. Tehrani është kundër rizhvendosjes së tyre në vende të sigurta dhe për fat të keq, ato kanë influencuar që qeveria irakiane të bëjë thuajse gjithnjë të ndërhyjë për të.
Ministria Iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë është përpjekur urgjentisht të prishë procesin humanitar duke shpërndarë informacion të gabuar kundër grupit dhe duke dërguar agjentët e saj në shtetin ballkanik për të marrë në duart e veta çështjet. Përgjatë viteve kam dëshmuar intensitetin e madh të fushatës së Teheranit kundër armiqve të vjetër.
Ajo fushatë ka dështuar plotësisht të paktën për Shqipëri dhe unë shpresoj se vende të tjera europiane do të ndjekin tashmë gjurmët e shtetit ballkanas për të ndihmuar në shmangien e katastrofës humanitare me të cilën përballen banorët e Kampit Liria në Irak. Asgjë që bën Teherani nuk mund ta ndryshojë faktin se përpjekjet e Shqipërisë janë moralisht, kulturalisht, shoqërisht dhe politikisht gjëja më e mirë për tu bërë.
Tani është koha që pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar të njohë qëndrimin e guximshëm të Shqipërisë dhe të ofrojë mbështetje të plotë në rizhvendosjen e PMOI.
Nëse duke vepruar kështu, kjo sjell përmirësim të lidhjeve politike dhe ekonomike mes fuqive kryesore perëndimore nga të dyja anët e Atlantikut dhe me këtë demokraci të sapo-lulëzuar, aq më mirë.
Mare nga BIRN