Parlamenti Evropian ka diskutuar sot sulmin terrorist në Veri të Kosovës me komisinerin evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, që ka deklaruar se sulmi ishte i paprecedentë. Po ashtu ai ka kërkuar që agresorët serbë të vendosen para drejtësisë.
Duke folur për sasinë e armëve të konfiskuar nga Policia, Lenarçiç tha se kjo dëshmon se situata është serioze në Kosovë.
“Qëndrimi i Serbisë sa i përket 24 shtatorit është tejet shqetësuese, po ashtu mënyra në të cilën është shpallur dita e zisë.
Ajo që është e qartë në këtë fazë është që ky operacion tregon një armatim të rëndë ushtarak në atë zonë dhe përbën përshkallëzim madhor që shkon në kundërshtim me thirrjet e BE-së për uljen e tensioneve”, tha Lenarçiç.
Komisioneri evropian shtoi se Bashkimi Evropian pret që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në këtë rast./m.j