Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Itali, ku një vajzë 1-vjeçare me origjinë shqiptare ka rënë nga kati i tretë banesës.
Mediat italiane shkruajnë se vogëlushja është duke luftuar për jetën, pasi ka marrë goditje të rënda në kokë.
Corriere della Sera, shkruan se 1-vjeçarja ra në oborrin e ndërtesës, nga rreth 6 metra lartësi. Ndihmën e parë ia dha nëna e saj e cila vrapoi drejt katit të parë, ndërsa ambulanca më pas e dërgoi me urgjencë në spitalin e Modena-s, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas asaj që ka dëshmuar në polici nëna e së voglës, një 25-vjeçare shqiptare, vogëlushja ndodhej në shtëpi me të kur iu afrua dritares së dhomës së gjumit dhe më pas ra.
Ndërkohë autoritetet italiane janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave./m.j