Maturantët që nuk kanë mundur të regjistrohen në universitet, kanë edhe një mundësi tjetër përmes fazës së lirë.
Këtë herë, nuk bëhet përzgjedhje e degëve nga portali i aplikimit universitar por regjistrim fizikisht me dokumentacionin e kërkuar, pranë fakulteteve ku kanë mbetur kuota të lira.
Kjo fazë nis këtë të mëkurë dhe do të vazhdojë deri më datë 10 tetor, por mbetet kusht që të jetë bërë aplikimi online ne u-albania gjatë raundit të parë apo të dytë.
Këtë vit janë regjistruar në sistem rreth 20 mijë maturantë nga 30 mijë në total, që kanë kërkuar të vazhdojnë studimet e larta në universitetet publike apo private në Shqipëri./f.s