Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 12 607 gjoba gjatë javës së kaluar.
Sipas asaj që njofton policia kontrollet janë fokusuar te drejtuesit e automjeteve që parkojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për krijimin e trafikut të rënduar, si dhe tek ato që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara.
“Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të punës për garantimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet janë fokusuar kryesisht te ata drejtues automjetesh që parkojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për krijimin e trafikut të rënduar, ata që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata që parakalojnë në mënyrë të gabuar, duke u bërë burim aksidenti.
Për shkeljet e lartpërmendura, gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masë administrative 12 607 drejtues automjetesh.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në numrin falas 112 ose në adresat zyrtare të Policisë, çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave”, njofton policia.
/a.r