Opozita po tenton unifikim deri në rrëzim të kundërshtarit. Këto deklaron në emisionin “Quo Vadis”, ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili ka një përgjigje dhe për të gjithë ata që e kritikojnë për aleancës me kreun e një force të majtë, Ilir Metën.
“E vërteta është se PD po bën përpjekje për krijimin e një fronti të përbashkët opozitar, bashkë me Ilir Metën. Kjo parti ka qeverisur 4 vite me Ilir Metën, ata të cilët bëjnë objeksion këtë aleancën me Ilri Metën, ata harrojnë se mandatin të cilin ne u anëtarësuam në NATO, mandatit në të cilin liberalizuam vizat është mandat në të cilin ne qeverisëm me Ilir Metën”, thekson ai duke shtuar se ai do të bashkëpunojnë me ata që janë të vendosur për të luftuar për një sistem të ri zgjedhjesh.
Krijimi i frontit opozitar pasohet nga protesta për rrëzimin e qeverisë, sipas Berishës.
“Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve për të garantuar votën e lirë”, thotë ai duke nënvizuar se fryma e protestave nuk ka rënë, por opozita po punon për krijimin e tyre. “Nuk mund të zgjidhet me protesta një ditore, protestat një ditore ka qëllime të tjera, protesta e qëndrueshme ka qëllime të tjera. Nëqoftësë ne nuk krijojmë një protestë të qëndrueshme deri në rrëzimin e kësaj qeverie shqiptarët nuk kanë më votë të lirë”, nënvizon ai.
/a.r