Ish-ministrja e Drejtësisë, aktualisht, deputete e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj ka deklaruar se Reforma në Drejtësi ka dhënë efekte jo vetëm për Partinë Socialiste, por të gjithë vendin.
Në një lidhje me “Real Story”, ajo e ka konsideruar një pikë kthese, duke theksuar se nuk gëzohet për asnjë që shkon në SPAK.
“Një gjë është e qartë unë e kam thënë dhe e kam stërthënë në fakt, por ka një gjë të qartë Partia Socialiste, mazhoranca, qeveria, kryeministri Rama, kanë qene që në ditën e parë të ideimit të kësaj reforme, më pas të zbatimit të saj dhe sot në fazën po jepet mbështetje për sistemin e ri të drejtësisë, ku në asnjë moment nuk ka pasur asnjë lëkundje për këtë reformë që do të bëj ndryshimin e të ardhmes së Shqipërisë, nuk është slogan, unë e besoj fort.
Kur mendohet se qoftë ky momenti i këtyre kërcënimeve që ndodhën publikisht, mund të konsiderohet si një pikë kthese, unë besoj që kthesa ka qene që në momentin që në ditën që Reforma në Drejtësi është miratuar. Pavarësisht se faktorë të ndryshëm, disa e kanë besuar dhe disa jo, por duke parë rezultatet sot, ajo pika e kthesës është jo vetëm për mazhorancën por për të gjithë vendin. Edhe pavarësisht se asnjëri, qoftë dhe unë, nuk gëzohem për asnjë që shkon në SPAK, qoftë i akuzuar, qoftë një procedim penal apo që më në fund merr një dënim, absolutisht, aq më tepër kur janë pjesë të politikës, qoftë një koleg. Por nëse një koleg shkon atje është zgjedhje që e ka bërë vetë, do të thotë me veprime apo mosveprimet në mënyrë të paligjshme e ka sjellë çështjen deri përpara SPAK”, u shpreh Gjonaj./m.j