Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç ka provokuar gjatë një konference për media këtë të hënë, duke folur mbi një hyrje të mundshme të trupave serbe në Kosovë.
Vuçeviç ka deklaruar se nëse Forcat e Armatosura të Serbisë marrin urdhër nga presidenti Vuçiç që njësitet e tyre të hyjnë në Kosovë, ata do ta bëjnë në mënyrë efikase dhe profesionale.
“Bashkëpunimi bazohet në respektin reciprok dhe po zhvillohet në mënyrë korrekte. Republika e Serbisë beson se KFOR-i duhet të ketë një rol sa më domethënës në Kosovë, veçanërisht në zonat ku jeton popullata serbe. Ne nuk kemi asgjë kundër pranisë së KFOR-it në komunitetet tona, as serbët që jetojnë në krahinën jugore”, tha ai.
Duke u ndalur tek rritja e pranisë së Forcave të Armatosura serbe në kufi me Kosovën, Vuçeviç i cilësoi lajmet si të pavërteta./f.s