Ish-basisti i grupit Rolling Stones, Bill Wyman, është diagnostikuar me kancer të prostatës.
“Ai i është nënshtruar trajtimit dhe pritet të shërohet plotësisht, pasi e ka kapur në fazat e hershme”, ka thënë një zëdhënës i muzikantit, transmeton rel. Wyman ka qenë anëtar i grupit britanik Rolling Stones nga viti 1962 deri më 1993. 79-vjeçari është fotografuar javën e kaluar në një festë dasme. Familja e tij, përmes një deklarate, “ka kërkuar privatësi gjatë kësaj kohe”.
“E kam lënë grupin Rolling Stones sepse muzika e tij ka qenë e mërzitshme për mua”, ka thënë Wyman për gazetën gjermane Bild në vitin 1998.