Policia Rrugore e Tiranës njofton se gjatë javës që lamë pas, 12 shoferë janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë ndëshkuar me masë administrative 184 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
152 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.
180 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Janë vendosur 96 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
Janë bllokuar 18 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
/a.r