Agjencisë së Statistikave të Kosovës i është kërkuar që të publikojë edhe raporte të statistikave për ekonominë joformale, apo siç njihet ‘ekonomia e zezë’, e po ashtu edhe për emigracionin dhe varfërinë.
Kjo kërkesë iu bë atyre nga Banka Botërore gjatë mbledhjes së Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku ishin mbledhur për të shqyrtuar informatat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Ishte përfaqësuesi i Bankës Botërore, Agim Demukaj, tha se raportet për këto çështje nuk janë publikuar që nga viti 2012.
Isa Krasniqi, drejtor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, para komisionit tha se agjencia ka shënuar progres në publikimin e raporteve statistikore, por sfidë mbetet mungesa e buxhetit dhe kapaciteteve njerëzore.
Sipas tij, 79 % e buxhetit e ASK-së është nga donatorët dhe vetëm 21% nga buxheti i shtetit. Krasniqi tha se edhe këto prodhime të raporteve statistikore të deritashme që janë prodhuar rrezikohen nga mungesa e buxhetit.