“Çun king” e ka quajtur bashkëshortin e saj Artan Shkreli, deputetja Ledi Shamku. Një urim tepër i veçantë ky me rastin e ditës së lindjes së këshilltarit të kryeministrit Edi Rama.
“Shtator 1991. Pikërisht koha kur të njoha. Në foto pas teje zgjodhe të kishe “L’Esprit Nouveau”-shqip: “Mendësia e Re”. Dhe të përket vërtet kjo frazë, ty, çunit me mendësinë më të re që kam hasë ndonjëherë. Kanë kalu 25 vjet nga kjo foto. Je prapë çuni me mendësinë e re, aq sa shpesh të them: Tan, ti jeton për “nesër”. Kjo mendësia jote përherë e re mesa duket nuk po më le as mua “të vjetrohem”. Urimin për datëlindje po ta bëj në t’folmen time, siç kanë uru katragjyshat e mi gjithë ata që i kanë dasht fort: TI M’U BOFSH SA HUTA E BARDHË! Të du fort çun king!”, përmbyll urimin Shamku.