Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Berat, ku është takuar me banorët dhe ka dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre. Nga Berati, basha nuk ka ngurruar të sulmojë qeverinë, duke e akuzuar për vjedhjen e 1.2 mld eurove dhe se erdhi në pushtet nga deputetë nga burgjet.
“1.2 miliardë euro janë vjedhur nga kjo qeveri. Në këto 3 vjet qeverisje jemi përballur me padrejtësi. Qeveria, në pushtet me deputetë që vinin nga burgjet. Me ata fitoi zgjedhjet, ndau pushtetin dhe paratë. Edhe brenda partisë e akuzojnë se qeveris me kriminelë”, tha Basha, duke iu referuar deklaratave të deputetit socialist, Ben Blushi të bëra edhe gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e grupit të PS.
BW