Pas përplasjeve të përgjakshme të 24 shtatorit, në veri të Kosovës është rikthyer qetësia, teksa policia vijon kontrollet.
Megjithatë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë gjetur edhe pak kohë për t’u argëtuar, teksa janë parë duke luajtur futboll me disa fëmijë serbë.
Pamjet janë kapur në Banjskë, pikërisht aty ky Afrim Bunjaku dhe 4 terrositë serbë ndërruan jetë pas përplasjeve. Në videon e publikuar shihen dy pjesëtarë të Policisë dhe dy fëmijë, teksa luajnë.
Në orët e para të mëngjesit, një grup terrosit nga Serbia sulmoi policinë e Kosovës, duke i marrë jetën efektivit Afrim Bunjaku dhe duke plagosur 3 të tjerë.
Pas sulmit, anëtarët e grupit terrorist u ngujuan në Manastirin e fshatit, nga ku patën përplasje me armë me policinë.
Nga shkëmbimi i zjarrit humbën jetën 4 shtetas serbë, teksa 6 të tjerë u arrestuan./m.j