Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK në një takim jo formal me gazetarët ka dhënë detaje për disa nga dosjet më të lakuara në debatin publik.
Vendimet e GJKKO-së për çështjet e inceneratorit të Fierit, ai i quan të drejta. “Në burg kemi një ish ministër dhe një ish deputet. Jam i kënaqur me këtë.”
Por ai u pyet edhe për dosjet që përfshijnë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij si dhe për ish-presidentin Meta.
Në lidhje me çështjen “Gërdeci”, Dumani tha se çështja është ende në hetim. “Çështja është në hetim. Nuk mund të them më shumë”, tha Dumani.
Ai u pyet a ka patur letër porosi për Gërdecin. “Kemi nisur një letër porosi, jemi duke bashkëpunuar me SHBA-në”, theksoi ai.
Ai ishte më specifik kur foli për Metën.
Një çështje që u diskutua ishte dosja e Kompleksit Partizani, ku akuzohet dhëndri i Sali Berishës.
Sipas tij, “është në fazë hetimi”.
Një gazetar këmbënguli se janë marrë në pyetje persona pas orarit zyrtar.
“Nuk e kam këtë informacion. Sipas informacionit që kam unë, ka qenë brenda orarit zyrtar” – tha kreu i SPAK.
Dumani u pyet nëse do të arrihet modeli i Rumanisë për hetimet në nivele të larta politike. Ai u shpreh se mund edhe të tejkalohet.
“Do të hetoni ish- ministra ish dhe ish- zv. kryeministra?” – “Pse jo”, shtoi Dumani./m.j