Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka mbajtur krahun e kolegut të saj Ben Blushi në mbledhjen e djeshme të PS, lidhur me incidentin e deputetit në Elbasan.
Ka qenë kërkesa e Dades dhe deputetes Mimoza Hafizi që kjo çështje të trajtohej, por pas debateve nuk u mor asnjë vendim, pasi Gramoz Ruçi vendosi që i takon strukturave të PS në Elbasan të merren me këtë ngjarje.
Gjatë fjalës së saj, Arta Dade ka përmendur edhe deputetin Anastas Angjeli, që përse nuk ndërhyri në situatën e krijuar, duke qenë se është një nga të vjetrit e partisë.
“Mua mos ma përmend emrin, mos më përfshi. Mbylle gojën”, i është drejtuar Angjeli koleges së tij Arta Dade. Kurse kjo e fundit iu kthye: “Unë lë mandatin dhe gojën nuk e mbyll”, raporton gazeta “Sot”.