• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi terrorist në Veri demaskoi Vuçiçin

by Java News
27/09/2023 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Xhavit Haliti*

Aleksadër Vuçiq qëndron prapa grupit terrorist në veri të Republikës së Kosovës.

Ky konstatim është i bazuar në fakte konkrete dhe të pamohueshme, përkundër përpjekjeve të kota të Vuçiqit për shfajësim.

Disa nga to tashmë dihen. Kurse, disa të tjera do të merren vesh në të ardhmen.

“Para fakteve edhe perënditë heshtin”. Por, jo edhe Aleksandër Vuçiq.

Ishin për mjerim përpjekjet e Vuçiqit në konferencën për media për të shfajësuar shtetin serb, rrjedhimisht veten. Banale ishin arsyetimet e “vajtimet” për gjendjen e qyetarëve serbë në veri të Kosovës. Gjithashtu, të turpshme ishin edhe arsyetimet për vrasjen e rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku.

Krahas Vuçiqit, ka tendencë në disa media serbe, që për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës fajin t’ua ngarkojnë strukturave, shërbimeve, shefit të shërbimit sekret serb, Aleksandër Vulin, ministrit të Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq dhe grupeve të fuqishme kriminale në veri në krye me Milan Radojçiq, i shpallur person “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Megjithatë, edhe kjo tendencë bie përtokë. Jo se të lartpërmendurit nuk kanë gisht në këtë punë. Por, për faktin se Vuçiq është i gjithëpushtetshmi në Serbi.

Ai ushtron kontroll të plotë ndaj institucioneve shtetërore serbe, si dhe ndaj qytetarëve serbë në Kosovë nëpërmjet Listës serbe, dhe jo vetëm.

Për rrjedhojë, Vuçiq e ka bashkëpunëtor të ngushtë të parin e shërbimit sekret serb, Aleksandër Vulinin. Ka vite që publikisht mbron krerët e mafias në veri të Kosovës, Milan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin.

Dhe, pa mbështetjen e Vuçiqit, vështirë se grupet kriminale serbe në veri do të ishin po kaq të fuqishme.

Po ashtu, Vuçiq vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me Rusinë.

Grupi i armatosur në veri ishte pjesë e një plani të organizuar për kryengritje të armatosur në të gjitha komunat veriore, kryesisht në fshtrat që kanë popullatë radikale serbe.

Ky grup është stërvitur në Rashkë, konrtetisht në disa reparte ushtarake të Serbisë dhe për këtë ka qenë në dijeni drejtori i BIA-së, Aleksandër Vulin.

Shumica e pjesëtarëve të grupit janë nga Leposaviqi dhe Zveçani, të cilët janë paguar edhe nga komunat paralele në Kosovë si pjesëtarë të mbrojtjes civile.

Pothuajse të gjithë këta kanë marrë pjesë në dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj 2023.

Përgjegjës për financimin, stërvitjet dhe hyrjen në Kosovë është Milan Radojçiq. Për aktivitetin e tij janë në dijeni të gjitha struktutrat e Serbisë. Megjithatë, Stefan Paviçeviq është kryesori i mbrojtjes civile. Por, Radojçiq e ka marrë komandën e tyre dhe po synon t’i kthejë në një strukturë paraushtarake për të destabilizuar veriun e Kosovës. Në këtë drejtim Radojçiq, e ka përkrhajen e politikës së lartë në Beograd, përfshirë Vuçiqin.

Kështu që, si përmbledhje e gjithë kësaj është normale të vlerësohet se aksioni terrorist në veri të Kosovës nuk ishte përgatitur brenda pak ditësh.

Municioni, armatimi, pusia e ngritur nga terroristët, ikja e tyre në manastir me tendencë për të shkaktuar gjakderdhje duke i marrë peng besimtarët civilë, janë shenja të qarta për një aksion të përgatitur me ndihmën e udhëheqësve të strukturave të shtetit serb, përfshirë presidentin Vuçiq.
Pasi që disa nga terroristët sulmues kanë arritur të ikin në Serbi, Kosova duhet të insistojë që ata të esktradohen në Kosovë ose të ballafaqohen me ligjin në Serbi (ka pak gjasa që kjo të ndodhë). Është e drejtë legjitime e Kosovës të kërkojë ndëshkimin e terroristëve, siç i quajti edhe Bashkimi Evropian.

Marrë parasysh qëndrimin e Vuçiqit pas sulmit terrorist, si dhe gjendjen e tensionuar në veri, roli destruktiv i Serbisë ndaj Kosovës nuk ka marrë fund. Përkundrazi, ekziston rreziku real që gjendja të përshkallëzohet, siç paralajmëroi edhe amabasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. Prandaj, Qeveria e Kosovës para vetës ka vetëm një rrugë: për çdo veprim të koordinohet me faktorët relevantë ndërkombëtarë.

*Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës

Next Post
Nga të veçantat e grave kosovare tek sekretet e bukurisë, Dua Lipa flet për revistën prestigjoze

Nga të veçantat e grave kosovare tek sekretet e bukurisë, Dua Lipa flet për revistën prestigjoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In