• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Demokracia në rajon, e kërcënuar”/ Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Zvarritja e integrimit po lëkund besimin tonë në BE

by Java News
27/09/2023 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se zvarritja procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian po lëkund besueshmërinë ndaj bllokut, dhe kjo sipas tij paraqet kërcënim për demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Në konferencën e Kartës SHBA-Adriatik (A-5) në Shkup kushtuar stabilitetin në rajon si dhe ngritjes së ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë për mbrojtje kolektive kundër kërcënimeve më të mëdha, Pendarovski theksoi nevojën për shpejtimin e procesit integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Për fat të keq, zvarritja e integrimit evropian, për arsye të ndryshme, praktikisht në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, po lëkund besueshmërinë e Bashkimit Evropian. Ritmi i ngadaltë i procesit të integrimit në bllok është një nga kërcënimet për demokracinë në Ballkan.

Disa sondazhe të opinionit publik tregojnë se mbështetja për organizatat dhe vendet me orientim perëndimor është në rënie dhe për herë të parë pas tre dekadash po rritet mbështetja për disa organizata të tjera rajonale dhe modele të tjera të menaxhimit”, theksoi Pendarovski në konferencën e komandës së forcave amerikane në Evropë dhe shefave të ushtrive të shteteve anëtare të Kartës Adriatikut (A-5), të mbajtur më 27 shtator.

Sipas Pendarovskit, zvarritja e integrimeve evropiane krijon rrezik për kërcënime hibride dhe rrënimin e stabilitetit të rajonit.

Në këtë konferencë u fol edhe për agresionin rus në Ukrainë, me ç’rast iu dha mbështetje sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Christopher Cavoli, tha se pushtimi rus i Ukrainës tregon vlerën dhe rëndësinë e sigurisë kolektive dhe integritetit kolektivo-territorial.

“Të gjitha vendet që janë të pranishme këtu kanë programe të rëndësishme bashkëpunimi të përbashkëta dhe marrin pjesë si partnerë dhe aleatë në modernizimin e NATO-s në kuadër të konceptit të mbrojtjes kolektive. Pushtimi rus i Ukrainës na kujton gjithashtu se duhet të punojmë për stabilitetin çdo ditë. Ngjarjet që ndodhën së fundmi në këtë rajon tregojnë gjithashtu se ne të gjithë duhet çdo ditë të kontribuojmë për stabilitetin”, tha gjenerali Cavoli.

Pjesëmarrësit e konferencës kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ushtarak dhe për ruajtjen dhe forcimin e sigurisë në rajon.

Karta SHBA-Adriatik është krijuar më 2003 nga Shtetet e Bashkuara dhe ka për synim që të koordinojë aktivitetet mbështetëse për shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në NATO.

Maqedonia e Veriut është pjesë e NATO-s dhe po ashtu ka hapur negociatat për anëtarësim në BE./ REL

Next Post
Hillary Clinton ironizon Putinin për zgjerimin e NATO: Sa keq, Vladimir ia ke bërë vetes

Hillary Clinton ironizon Putinin për zgjerimin e NATO: Sa keq, Vladimir ia ke bërë vetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In