Ëndrra për liri dhe një jetë më të mirë: historia e mekanikut të flotës detare Aleksandër Gruda, që në vitin 1990 rrëmbeu një anije luftarake dhe u arratis nga Shqipëria, shkon për “Oscar”.
Dokumentari “ALEKSANDER”, nga Ardit Sadiku, do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në kategorinë “International Feature Film”, në edicionin e 96-të të Çmimeve “Oscar”.
Përzgjedhja u bë nga komisioni i përbërë nga Arben Lami, Gerta Qurku, Eno Milkani, Genc Përmeti dhe Florenc Papas.
Çmimet do të akordohen nga The Academy of Motion Pictures Arts and Sciences në ceremoninë e përvitshme, më 10 mars 2024./f.s