• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbi 40 shtëpi nën ujë në Greqi, lumenjtë rrezikojnë të dalin nga shtrati

by A R
27/09/2023 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e dendura nga stuhia Elias kanë goditur pjesë të Evias veriore, ishullit të dytë më të madh të Greqisë që ndodhet në lindje të Athinës. Mbi 40 shtëpi, bodrume hotelesh, biznese, si dhe makina janë përmbytur ndërsa disa përrenj dhe lumenj në Evian veriore po mbahen nën monitorim pasi janë në pikën kritike. Ekipet e shpëtimit po punojnë në mënyrë aktive për të evakuuar njerëzit që janë bllokuar në këto zona të përmbytura.

Autoritetet në Evia e kanë cilësuar situatën si të rrezikshme dhe u kërkuan banorëve të kufizojnë udhëtimet. Shumë pemë janë rrëzuar për shkak të erërave të fuqishme. Stuhia Elias ka prekur edhe Halkidën ku në disa zona uji ka arritur deri në 1 metër duke përmbytur shtëpi dhe çdo gjë përreth.

Sipas mediave vendase, rruga nga jugu në veri të Evias është dëmtuar rëndë për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Derveni. Ekipet e kërkim shpëtimit si dhe Mbrojtja Civile është vendosur në dispozicion për të shmangur një tjetër tragjedi.

Ndërkaq dëmet dhe shkatërrimet nga stuhia “Daniel” ende mbizotërojnë në pjesën qendrore të Greqisë. Fermerja Anastasia Tsagkarakaki, 60 vjeçe, humbi të korrat dhe 120 pula pas përmbytjeve shkatërruese. Ajo shprehet se nuk mund të flejë natën nga frika e ndonjë vjedhje.

“Uji erdhi ardhur nga tre drejtime të ndryshme, nga këtu, nga atje dhe nga atje. Isha i bllokuar në shtëpinë time. Ne të gjithë i boshatisëm shtëpitë tona nga gjithçka. Por tani që do vijë dimri ku do jetojmë? Jemi në qiell të hapur”.

Mjaft dëme ka në një nga zonat që konsiderohet hambar i Greqisë, Thesalia, ku sigurohen rreth 15 për qind e prodhimit vjetor bujqësor. Brenda shtëpive, muret dhe dyshemetë janë kalbur nga balta dhe uji.

“Fshati është qind për qind i shkatërruar. Asgjë nuk ka mbetur. Ne presim që shteti të vijë t’i ndihmojë njerëzit, sepse nëse bie sërish shi dhe fshati mbushet sërish me ujë”.

Të paktën 16 të vdekur dhe 1 person është ende i zhdukur pas përmbytjeve që përfshinë qytete dhe fshatra në Thesali. Qindra banorë ende nuk janë kthyer në shtëpi. Sinoptikanët thonë se nuk ka rrezik që kjo stuhi të prekë Shqipërinë, si vend fqinj.

/a.r

Next Post
Kishte ardhur për të ndërtuar një restorant, pse zgjodhën ta vrisnin Fatjon Dervishin tek shinat e trenit

Kishte ardhur për të ndërtuar një restorant, pse zgjodhën ta vrisnin Fatjon Dervishin tek shinat e trenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In