Në bagazhin e mjetit që drejtohej 42-vjeçari shqiptar, u gjetën të fshehura 20 pako me kanabis të papërpunuar.
42-vjeçari u arrestua pas një hetimi policor, ndërsa pranga iu vunë në banesën e tij në zonën e Neapolisit.
Aty u sekuestrua një sasi e vogël kokaine dhe një peshore elektronike dhe ndaj tij u ngrit një çështje për posedim, transport dhe trafik droge.
/a.r