Si pasojë e përçarjes dhe mosbesimit në koalicionin e partive politike shqiptare, prej disa muajsh pushteti vendor i Komunës së Ulqinit gjendet në një krizë të thellë politike.
Zgjidhjen e kësaj krize autoritetet vendore e shohin në zgjedhjet e parakohshme ose në koalicionin me partinë në pushtet të kryeministrit malazez, Gjukanovic, të cilit i ofruan postet udhëheqëse në këtë komunë bregdetare.
Nëse kjo ofertë pranohet, atëherë pas 25 vjet zgjedhjesh shumëpartiake, Ulqini me shumicë shqiptare, për herë të parë, do të bjerë nën pushtetin e një partie të spektrit politik malazez.