Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës tha në një intervistë për Euronews Albania se nënkryetari i listës serbe, Milan Radaiçiç, i cili dyshohet si i përfshirë në sulmin e së dielës ndaj policisë së Kosovës ka fituar miliona euro nga bizneset e paligjshme në veri.
Sipas tij, ajo ndodhi dy ditë më parë është tregim i muskujve nga grupet kriminale serbe në veriun e Kosovës duke shfrytëzuar pozicion e dobësuar në raport me ndërkombëtarët të Albin Kurtit.
“Radoiçiç që është nënkryetar i Listës Serbe që është lista që mban 10 vende të deputetëve në kuvendin e Kosovës peshon në vlerën 800 mln euron biznes jo legal në veri, përfshirë edhe minerale.
Nuk kemi asnjë të re përveçse nxjerrja e kokës së një grupi kriminal që ka përdorur hapësirën e mungesës së ligjit në veri për veprimtari ilegale ekonomike dhe tani është momenti i një përplasjeje kur Vuçiç kërkon tërheqjen e Radoiçit nga veriu.
Kjo që pamë është shkëndija e parë e dalë në publik e tregimit të muskujve të grupeve kriminale serbe në veriun e Kosovës duke shfrytëzuar pozitën e dobësuar të Kurtit në raport me ndërkombëtarët”, tha Abazi./m.j