Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë ndërtuar një plan masash për të lehtësuar trafikun e rënduar jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera të mëdha. Ministri Taulant Balla tha se shpejt do të ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim.
“Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor. Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve.
Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk. Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet”, deklaron ministri.
“Parkimeve të gabuara vend e pa vend, parkimeve dyshe, treshe mu në mes të rrugës, parkimeve mbi trotuar apo tek korsia e biçikletave etj., do duhet t’i jepet fund. Trafiku i rënduar në kryeqytet dhe në qytetet e tjera ka si burim kryesor edhe parkimet e gabuara, të cilat bllokojnë rrjedhshmërinë e trafikut”, tha ministri./m.j
Zoti Balla, në se më lexon !
Ju vetë, policia, nuk zbatoni ligjin të parët.
Filloni nga vehtja, ku polici të gjobisë policin, fjalët që thoni, bëjini realitet dhe njerëzit do t’ju besojnë.
Tjetër.
Mendoj që vetëm në Shqipëri, demokracia ja ka kërcyer ligjit dhe rregullit.
Konkretisht.
Këmbësorët, lëvizin në rrugë, pa kufizim. Nuk kanë semafor. Shoferët, detyrohen të presin sa të kalojë edhe lexuesi i fundit të telefonit mbi vijat e bardha, etj, etj, dhe kështu që, ka bllokim trafiku të jashtezakonshem plus dëmit ambiental, po të llogarisisht dioksidin e karbonit që leshojnë gjithe ato mjete në pritje të këmbësorit të fundit, që nuk është i fundit, sepse del edhe një tjetër, edhe një tjetër, e kështu qelbet puna.
Këmbësoret vetëm këtu tek ne, janë pa semafor. Në të gjithë Europën, Amerikën e kudo, këmbësoret kanë semafor.
Dhimokracia, është shtrembëruar është bërë pordhokraci.