Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe ngjarjen e 24 shtatorit ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.
Gjatë një interviste për “Euronews Albania”, Sveçla ka treguar shumën marramendëse të armatimeve të agresorëve serbë. Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, armatimet kapin shifrën e 5 milionë eurove.
“Dje kemi pasqyruar një pjesë të armatimit të kapur. Armët nuk mund të gjenden në treg të zi, janë armë të ushtrisë serbe, janë të prodhimit 2021.
Ka mina që janë prodhuar në vitin 2022. Nuk janë mbetje të luftërave të vitit ’90.
Vlera e gjithë armatimit të gjetur është rreth 5 milionë euro. Askush nuk mund ta mbulojë një armatim të tillë”, – tha ai./m.j
NË KËTË ARSENAL ARMATIMESH TË TRËNDA MUNGONJNË TANKET DHE AVIONËT LUFTARAKË