Martin Marku (Bardhi) është vrarë, mëngjesin e së martës, me armë zjarri në Rrëshen. Siç bëri të ditur për mediat, drejtori i Policisë Lezhë, Alfred Elezi, Marku ndodhej në lokalin e tij në momentin kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tij.
Sa i përket të plagosurve, ata janë aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.
/a.r