Pallati i Rinisë ka kaluar direkt nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Por, si pasojë e një borxhi të madh, menaxhmenti i ndërmarrjes që disa muaj ka mbyllur llogaritë bankare dhe të gjitha të hyrat nga qiratë e lokaleve, janë duke u kryer me para kesh.
Ligji për Menaxhimin e Financave Publike nuk lejon që më shumë se 500 euro të qarkullojnë në dorë.
Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka kaluar direkt nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Por, kjo ndërmarrje është në krizë të thellë financiare. Si pasojë e mungesës së parave, ndërmarrja e cila është nën menaxhimin e AKP-së, që disa muaj është duke pranuar të hyra dhe duke bërë pagesa kundërligjshëm.
Menaxhmenti i ndërmarrjes ka mbyllur llogaritë bankare përkohësisht dhe të gjitha të hyrat nga qiratë e lokaleve janë duke u kryer me para kesh.