Xhaxhai i policit të vrarë, Gani Bunjaku tha se ndjejnë dhimbje e krenari për nipin e tyre, policin e vrarë, Afrimin. Në shtëpinë e tyre në Samadrexhë të Vushtrrisë, u shpreh se është krenari të mbrosh çdo pëllëmbë të këtij shteti.
Ai para mediave u shpreh se çdoherë ka qenë në kontakte me Afrimin, para se ai të niset në punë, me vendosmërinë për të mbrojtur tokën e vendit të tij.
“Unë jam axha më i vogël, i Afrimit, të ndjerit. Ndjejmë dhimbje por kemi edhe krenari, sepse i ndjeri prej që ka marrë pozicionin e udhëheqjes të stacionit në Zveçan, ai me vullnetin pakufi ka shkuar në punë për ta mbrojtur atë kohë dhe të mbisundon ligji në atë pjesë të shtetit tonë. Falënderojë shtetin se është i interesuar për të na zvogëluar dhimbjen dhe të na ndihmojë në çdo mënyrë. Jam falënderues i gjithë këtyre që vijnë të na ngushëllojnë dhe ndajnë dhimbjen me neve”, ka thënë ai.
Më tej, tha se ai sot po shpërblehet me titullin e heroit. Në shtëpinë e familjes Bunjaku, po vazhdojnë të vijnë shumë familjarë e banorë të këtij fshati./f.s