Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e quan barbari të pashoqe sulmin ndaj policëve të Kosovës në veri. Përmes një reagimi, Veliaj thekson se dënon me forcë këto akte terrori dhe shpreh ngushëllime ndaj familjarëve të policit të ndjerë.
“Sulmi i organizuar kriminal ndaj forcave te policise se eshte nje barbari e pashoqe per Europen e 2023!
Unioni Bashkive denon me force keto akte terrori si dhe i shpreh ngushellimet me te ndjera familjes se heroit Afrim Bunjaku dhe sherim te shpejte dy kolegeve te tij”, shkruan ai.
Sulmi në veri është dënuar edhe nga kryeministri Rama, i cili kërkoi që ndërkombëtarët të ulin palët në tryezën e dialogut për të shtensionuar situatën.
/a.r