Ka reaguar familja e Afrim Bunjaku, policit që mbeti i vrarë mëngjesin e kësaj të diele në veri të Kosovës.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, familjarët thonë se Bunjaku u vra në krye të detyrës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.
“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri. Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë. Familjari jonë AFRIM BUNJAKU , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e familjes.
/a.r