SPAK, ka apeluar vendimin për dënimin me 15 vjet burgim të bashkëpuntorit të Drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili tregoi implikimin e Çapjave dhe tre personave të tjerë në ngjarjen kriminale ku mbeti i vrarë, Gentian dhe Nezir Begiri në Elbasan.
Në muajin Prill 2023, gjyqtaret e GUKKO-së Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, dënuan me 15 vjet burg bashkëpunëtorin e drejtësisë Ervis Bardhi.
Ndërsa Prokuroria e Posacme kishte kërkuar për të një dënim me vetëm é việt burgim. Kjo politikë e butë penale për rastin e të pandehurit Ervis Bardhi, është ndjekur për shkak se ai ka lidhur një marëveshje bashkëpunimi me prokurorinë, ku në këmbim të nië mase dënimi të butë ai pranoi të fliste duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes, autorët e krimit dhe dy financuesit, Ardian e Florenc Çapja.
Sipas Apelimit të prokurorisë, masa e dënimit me 15 vjet burgim e dhënë nga GJKKO-ja, nuk e justifikon faktin e bërjes së drejtësisë, duke ashpërsuar politikën penale tek personi që shfaqi vullnet dhe besim për të bashkëpunuar me organet hetimore.
Nisur nga kjo situatë prokuroria kërkon në Apel, prishjen e vendimit për pjesën takuese të Ervis Bardhit, duke e deklaruar këtë të fundit fajtor për tre vepra penale të rënda dhe dënimit e tij me 6 vjet heqje lirie.
Ndërkohë gjykatës së Apelit, i janë drejtuar dhe të pandehurit e tjerë si Ardian Çapja dhe Florenc Çapja, që u dënuan me burgim të përjetshëm. Xhaxhai dhe nipi, kërkojnë prishjen e vendimit dhe deklarimin e tyre të pafajashëm.
Pafajësi kanë kërkuar dhe tre të dënuarit e tjerë, Jorgo Leku me burgim të përjetshëm, Klajdi Dokoli me 25 vjet burgim dhe Etien Cani me 25 vjet burgim./ora