Eksperti i sigurisë Ardian Shtuni ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania” ku komentoi performancën e Shqipërisë në moderimin e Debatit të Nivelit të Lartë mbi Ukrainën, që u mbajt këtë javë në Këshillin e Sigurimit.
Shtuni vlerëoi me nota pozitive punën e bërë nga ekipi shqiptar, por dhe performancën e kryeministrit Rama gjatë përballjes me delegacionin rus.
Ai nënvizoi se kryeministri i Shqipërisë bëri një reagim kurajoz dhe mbrojti jo vetëm dinjitetin e Ukrainës por dhe të Shqipërisë.
“Ambasadori Hoxha ka bërë një punë mjaft të mirë, bashkë me stafin e tij mbështetës të cilin unë e përshëndes. Ishte një reagim mjaft i mirë i kryeministrit, dinjitoz, kurajoz, parimor që i dha një mbështetje Ukrainës, por mbrojti dinjitetin e Shqipërisë në këtë forum mjaft të rëndësishëm të sigurisë në nivel botëror. Sa i përket reagimit të ambasadorit rus, ai bëri zhurmuesin dhe kërkoi të sabotonte fjalimin e Zelenskyt. Aq i mbeti të bënte, të merrej me protesta të natyrës proceduriale se kush e kishte fjalën i pari.
Nuk u mor me esencën e saj që ishin mbledhur të gjithë ata zyrtarë të lartë të disa shteteve për të diskutuar, që është dhunimi prej 600 ditësh që është duke i bërë Rusia jo vetëm Ukrainës, vrasjes së civilëve, por dhe shkeljet e të drejtës ndërkombëtare dhe kartës së OKB. Nuk i ngelej gjë tjetër veçse të merrej me rendin e fjalës së viktimës së tyre ndërkohë që këta janë xhelati”, tha Shtuni/m.j