Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka bërë një sqarim publik duke reaguar për akuzat që iu bënë atij dhe familjes së tij javën e kaluar nga ‘Rithemelimi’. Duke i cilësuar ato si lajme të rrema, Gonxhe ka reaguar për çdo akuzë.
Gonxhja vë në dukje se do i uronte me “zemër që PD të mos nxitohet, të tregojë se e njeh ligjin dhe se e respekton taksapaguesin e biznesin e ligjshëm! Nuk është aspak e ndershme të luhet me riciklim akuzash që i ripostojnë ca portale, e më pas pa asnjë analizë a verifikim të shprazen në breshëri! Kështu humb çdo sens e çdo pikë referimi e së vërtetës ndërsa sot opinioni dhe shoqëria kanë nevojë për seriozitet, realizëm e objektivitet!”.
Reagimi i plotë i Gonxhes:
2. Vlera që bën fjalë PD i përket 14 vjeçarit nga viti 2010, gjithsej 23 milionë lekë të reja, nga të cilat vetëm vlera 3.1 milionë lekë të reja i përket kohës sime në detyrën që kryej aktualisht, pra 13.5%! Deklarohet qëllimisht 8 fishi për ta fryrë, por as vlera 3.1 milionë lekë nuk është në shkelje të ligjit për konfliktin e interesit!
4. Bazuar në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” (i ndryshuar) neni 3, pika 1, “Konflikt i Interesit” është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike. Nëse shikojmë nenin 31 të ligjit, përjashtimi nga rregulli i përgjithshëm vlen për titullarët e institucioneve të tjera shtetërore që nuk janë shërbim civil, siç është rasti im. Pra, mjafton që kontrata të mos lidhet me institucionin që zyrtari drejton. Në rast se lidhen kontrata me institucione të tjera shtetërore që kanë fushë veprimtarie të ndryshme nuk përbën konflikt interesi!
E shpjeguar ndryshe, konflikti i interesit ekziston në ato raste kur zyrtari me autoritetin e tij mund të ndikojë në lidhjen e një kontrate administrative. Influenca si zyrtar normalisht, nuk mund të shtrihet përtej fushës apo kompetencës ku ushtron detyrën në një kompetencë tjetër. Nuk mund të ketë influencë në vendimmarrje të një institucioni me fushë përgjegjësie tjetër për tjetër. Ky si koncept zgjerohet më shumë po të lexohet dhe neni 4 i ligjit, që shprehet se rregullat për parandalimin e konfliktit të interesit janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo zyrtar kur ai merr pjesë në një vendimmarrje për akte dhe kontrata administrative. Çka nuk është rasti im. Pra edhe për shërbimin 1.4 milionë lekë, ka 0 konflikt interesi! Kokoshi nuk u katandis as në 1 thelë, por u ZERUA sepse = FAKE NEËS!
5. Për PD-në, Saliun apo çdo kurioz, ndonëse nuk jam fare i detyruar të mbrohem sepse nuk kam shkelur asnjë ligj por dhe asnjë kod moral, po sqaroj edhe një raport me rëndësi! Në 14 vite aktivitet, firmat e familjes kanë faturuar për ente publike vetem 1.22% të totalit të xhiros tregtare! Kronologjikisht: 2010 – 4.1%, 2011 – 0.64%, 2012 – 1.4%, 2013 – 0.4%, 2014 – 1.5%, 2015 – 2.7%, 2016 – 1.4%, 2017 – 2.1%, 2018 – 1.2%, 2019 – 1.67%, 2020 – 0%, 2021 – 0%, 2022 – 0%, 2023 – 0%! Fondet publike as mbajnë e as kanë peshë specifike në fatet dhe suksesin e aktivitetit të familjes sime në Shqipëri, të themeluar në Tetor 2009! Nuk ka kurbë rritëse në vite, as tregues paralel me angazhimet e mia në role drejtuese të ndryshme në nivel vendor, nga Gushti 2015 në Bashkinë Tiranë e as më pas nga Dhjetori 2018 në DPSHTRR! Përkundrazi ka zerim të shifrave! Ndaj edhe kjo akuzë = FAKE NEËS!
6. Firma e familjes sime nuk ushtron konkretisht në aktivitetin e saj asnjë prej funksioneve që ndeshen me DPSHTRR: nuk jep targa, nuk lëshon patenta, nuk ka mjete a kurse autoshkollë, nuk ka asnjë licencë ekskluzive, as linje të rregullt udhëtarësh qytetëse, ndërqytetëse apo ndërkombëtare, e nuk gëzon asnjë privilegj/koncesion që buron nga detyra ime! Anasjelltas: DPSHTRR as jep makina me qera e as ofron shërbime me shofer!
7. Për periudhën 2010-2023 firmat e familjes sime i kanë paguar vetem detyrime tatimore shtetit 137.2 milionë lekë të reja (burimi E-Tax, Dpt)!
8. Si i fitoi im bir 200 mijë dollarë kur në rregjistrat tregtarë nuk ka asnjë bilanc? Aktivitetet e familjes sime, respektojnë detyrimet ligjore duke i deklaruar saktë të gjitha të ardhurat, organit kopetent tatimor. Në kuptim të Ligjit Nr. 9723 Dt. 3.05.2007, për QKB, neni 19, janë përmbushur detyrimet për të gjitha të dhënat e detyrueshme për pasqyrim!
Në kuptim të nenit 32 të këtij ligji, për statusin tonë tregtar bilanci nuk është e dhënë e detyrueshme. Akuza se fshehim bilance = FAKE NEËS! Aktiviteti 14 vjeçar i familjes sime punëson 15-20 punonjës! Si firmë, bashkëshortja, im bir dhe unë, sëbashku, i kemi derdhur shtetit, si shembull vetëm për vitin 2019 vlerën e 8.4 milionë lekë të reja (ku nuk përfshihen taksat vjetore të Flotës që janë 4.9 milionë lekë të tjera)! Edhe nëse do ishim, që nuk jemi, në kushte konflikti interesi për fondin 1.4 milionë lekë, ku fitimi llogaritej tek rreth 15% e tij, ose 0.21 milionë lekë të reja (1500 Euro) ky “përfitim” për vitin 2019 do ishte sa 1/40 e asaj që unë e familja ime kemi kontribuar si total ndaj shtetit, vetëm brenda një viti! ??
9. Për emergjencën e tërmetit, si akt përgjegjësie sociale, firmat e familjes sime kanë ofruar ndihmë në vlerën e 5,000 Eu! Gjatë pandemisë firmat e familjes nuk kanë përfituar asnjë pagë lufte, bonus ndihme apo ndonjë rimbursim nga buxheti i shtetit!
10. Si i gjeneron burimet, financimet, investimet, familja ime? Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë në vite, aktivitetet e mia e të familjarëve të mi, puna e besueshmëria, janë mbështetur me mbi 6 milionë Euro kredi, leasing financiar e overdrafte!
11. Akuzohem se një subjekt privat, paska marre mjete me qera në aktivitetet e familjes sime! E pastaj? Çdo subjekt aktiv privat, i aftë të paguajë e të kontraktojë shërbime me qera, është i mirëpritur! Fall do shtinim në vitin 2019 se për çdo hetoej ky subjekt privat disa vite më pas? Përderisa ofrohet një shërbim i fiskalizuar, çdo aludim = NON SENSE!
12. Tendera fiktivë? Cdmth? Bazuar në cilin raport auditi apo të KLSH? Mbi cilat fakte? Mbi cilat prova bazohet kjo shpifje e ulët? Pra = FAKE NEËS!
13. Mbulimin e Autoshkollave që nuk plotësojnë kriteret? ËOË, po a nuk isha unë që u linçova sepse luftova për kursin jo gjysmak, për standardet dhe cilësinë e Autoshkollimit dhe PD kundërshtoi kostot dysheme që do të eliminonin konkurrencën e pandershme dhe kurset fiktive? FAKE NEËS dhe hipokrizi totale! TURP!
14. Rryshfet për Licensat e Transportit? FAKE NEËS! Gjatë periudhës që drejtoj DPSHTRR-në nuk është shtuar asnjë linjë a licensë e re, nuk ekziston asnjë ankesë apo denoncim konkret për vonesë apo pengesë rinovimi, madje kemi revolucionarizuar mes eTransport shërbimet online për operatorët, duke zeruar kostot dhe kohën e pritjes, kemi zgjatur afatet e vlefshmërive dhe digjitalizuar aplikimet e sektorit të licensimit!
15. Dhënia e disa shërbimeve me koncesion? FAKE NEËS! Unë dhe DPSHTRR do të mbahemi mend sesi Kolaudimi u kthye në shërbim publik, sesi nuk u lejua kalimi i Kontrollit Fizik apo lëshimi i Leje Drejtimit tek privati, sesi u konsolidua Automotorizimi Shqiptar në kohë rekord duke u bërë sot një ent model suksesi e efiçience!
16. Thonë se disponoj 4 vetura luksoze familjare? 32 automjete RETRO që i disponon im bir? 70 Taksi që i japim me qira? ALBARENT, biznesi familjar dhe Dante Gonxhja, biznesi person fizik, sëbashku, operojnë me mbi 250 automjete, mes tyre edhe disa luksoze, madje më shumë se 4 të tilla, ndaj akuza është NONSENS! Akuza se im bir posedon 32 automjete RETRO është FAKE NEËS, jo se nuk mundemi (projekti RETRO i DPSHTRR ua mundëson këtë hobi të gjithë të apasionuarve), por se nuk kemi vendosur të regjistrojmë të tilla! Akuza se posedojmë 70 mjete TAKSI që i japim me qera (pra presupozohet të licensuara ose posaçërisht për shërbim TAKSI) është FAKE NEËS! Por dhe NONSENS sepse bizneset tona familjare operojnë mbi 250 mjete me qera, pra ku është kuptimi dhe leverdia që të fshehim 70 mjete?
17. Flota e aktiviteteve të familjes dhe detyra ime! Është sikur të akuzosh një kryetar bashkie se përse paguan taksë pasurie në arkën e bashkisë prej apartamenteve që posedon në njësinë administrative ku ushtron mandatin e tij! Automotorizimi Shqiptar mbahet me taksat e tarifat e mjeteve rrugore, të cilat sa më shumë të regjistrohen, aq më shumë merr buxheti i shtetit 95% të TVMP e TVML vjetore të mjeteve rrugore, nga të cilat 25% i shkojnë bashkive! Pra unë e familja duhet të jemi krenarë që aktivitetet e familjes sime gjenerojnë taksa e të ardhura për DPSHTRR, buxhetin e shtetit dhe për Bashkinë Tiranë! E jo të baltosemi se punohet me makina! Boll me NON SENSE!
Gjithësesi, edhe pse mes akuzave ka NONSENS-e e plot BUDALLËQE, sa i takon nderit dhe aktivitetit të familjes, për dëmin eventual që pësohet nga shpifje e akuza të tilla të pabazuara, do të ketë reagim konkret ligjor!
Unë jam i hapur për çdo verifikim, sikurse jam më i motivuar se kurrë që të mos lejoj askënd të shpifë për mua ose në dëm të emrit e familjes sime!
Në konkluzion: Do uroja me zemër që PD të mos nxitohet, të tregojë se e njeh ligjin dhe se e respekton taksapaguesin e biznesin e ligjshëm! Nuk është aspak e ndershme të luhet me riciklim akuzash që i ripostojnë ca portale, e më pas pa asnjë analizë a verifikim të shprazen në breshëri! Kështu humb çdo sens e çdo pikë referimi e së vërtetës ndërsa sot opinioni dhe shoqëria kanë nevojë për seriozitet, realizëm e objektivitet!
P.S.: U përpoqa të ezauroj çdo njërën prej akuzave, me shpresë se kjo vlen për dëgjues e lexues konstruktiv, që të mos bien pre e keqinformimit dhe keqinterpretimit, edhe pse nga foltore zyrtare! Respekti im për publikun e tejkalon indiferencën që meritojnë akuza kaq të varfra, që më shumë se mua besoj se dëmtojnë profilin e qitësve të Saliut! Ndaj mezi gjeta sot kohë e rifola mbi të Shtunën Komuniste të PD!