Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me qytetarët e Tiranës, ku ka biseduar me ta mbi problemet ekonomike, papunësinë si dhe rritjen e çmimeve.
Ndërsa ka ndarë disa foto nga takimet me qytetarët e Pazarit të ri në kryeqytet, Basha shprehet se “ qytetarët duan një alternativë ndryshe, që kujdeset për ta dhe jo për hallet e atyre që luftojnë për poste e karrige”.
Në bashkëbisedimet me qytetarët, kreu i PD-së, ka deklaruar se “Lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PD”.
“Situata ekonomike është e vështirë, papunësia e lartë, çmimet janë rritur dhe vëmendja e qeverisë mungon. Qytetaret duan një alternativë ndryshe, që kujdeset për ta dhe jo për hallet e atyre që luftojnë për poste e karrige! Partia Demokratike do të jetë kjo alternativë!
Lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PD. Për këtë, krahas mbështetjes, inkurajoj dhe SPAK të vijojë luftën kundër korrupsionit, si jetike për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe çuar para drejtësisë të korruptuarit”, ka thënë Basha./m.j