Lidh një tel me grep në shtyllën e tensionit dhe mund të marresh energji elektrike sa të duash dhe pa e paguar. Mjafton të kesh një kallam për të hedhur telin në shtyllë dhe disa metra tel. Kjo është “teknologjia” e fundit e vjedhjes së energjisë elektrike.
Kjo është metoda që përdorin të zotët e një lokali në fshatin Dritas të Zall Herrit në Tiranë. Lokali është në pronësi të kryeplakut të fshatit dhe vjedhja e energjisë bëhet çdo ditë. Kryeplaku, përveç lokalit që ka në pronësi punon edhe si inspektor pranë Ministrisë së Mjedisit.
Vjedhja e energjisë elektrike për lokalin e tij bëhej çdo ditë në orën 19.00 të mbrëmjes në shtyllën e energjisë elektrike që ndodhet në mes të fshatit Dritas, të njësisë bashkiake të Zall Herrit, Tiranë.
Kamera e emrisionit “Fiks Fare” ka ndjekur për katër ditë me radhë veprimet e personave që bënin lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar lokalin e kryeplakut.
Pas xhirmeve katër ditëore të lidhjes së energjisë në telat e korentit që kalonin pranë lokalit në qendër të fshatit Dritas, pikërishtë në stacionin e furgonëve, gazetarët nisën edhe vëzhgimin për të parë se kujt i përkiste lokali që merrte energji elëktrike në mënyrë të paligjëshme.
Fillimishtë gazetarët kanë kontaktuar me një nga banorët e këtij fshati e cila ka treguar se ” lokali i përket kryeplakut të fshatit Edmond Tafa”. Më pas gazetarët kanë hyrë në lokal, duke biseduar me njërin nga punonjësit e këtij lokali i cili punonte si kamarjer , por edhe që ishte xhiruar në monentin që do lidhte edhe përcjellsit e energjisë elektrike në shtyllen e korentit që furnizonte fshatin. Pas bisedës me kamarierin e lokalit, gazetarët kanë mësuar se lokali ishte i zotit Edmond Tafa, i cili punon si inspektor në Minsitrinë e Mjedisit. Po kështu kamarieri është shprehur se Tafa është edhe kryeplak i fshatit Dritas . Gazetarët kanë kontaktur edhe me rojen e Inspektoriatit të Ministrisë së Mjedisit i cili ka treguar se “Edmond Tafa është inspektor pranë inspektorjatit të Ministrisë së Mjedisit”.
Lidhja e paligjshme e energjisë elektrike realizohej pasdite, rreth orës 19.00, për t’u shkëputur të nesërmen në mëngjes, rreth orës 09.00.
Ky ishte një ritual i përdtishëm dhe askush nuk e kishte konstatuar apo denoncuar më parë.
Ndryshimet e fundit në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë kanë rritur masën e dënimit për personat që abuzojnë me energjinë elektrike.
Nëse vjedh energjinë më shumë se një herë dënohesh deri në tre vjet, por nëse vjedh energjinë për qëllime biznesi, masa e dënimit do të jetë deri në 5 vite burgim. Këto janë ndryshimet e Kodit Penal. Dënimi në fakt përfshin vjedhjet në rrjetin e energjisë dhe jo mospagesën në kohë të saj.
Më parë, Kodi Penal vjedhjen e energjisë e cilësonte edhe si kundravajtje dhe vepër penale. Por me ndryshimet e reja, vjedhja e energjisë quhet vetëm vepër penale. Gjithashtu, gjobat për ata që vjedhin me ndryshimet e reja ligjore variojnë nga 500 mijë deri në 5 milionë lekë”.
Neni 137 – Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike
“Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, dëmtimi i matësve me qëllim përfitimi të paligjshëm, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga 500 mijë deri në 5 milionë lekë”.