“E kam nisur drogën që 9 vjeç”, nis kështu rrëfimi shokues i një adoleshenti që tregon se si filloi përdorimin e lëndëve narkotike për emisionin “Vizioni i Pasdites”.
Ai rrëfen se prej vitesh ka konsumuar lëndë narkotike, ndonëse në moshë mjaft të hershme.
“Kam qenë në 9 moshën 9 vjeç, ka qenë kanabis, domethënë hashash, pas hashashit njoha dikë tjetër, kështu shoqëria ka qenë në rrugë të keqe”, thotë ai duke pranuar se ka konsumuar heroinë në moshën 11 vjeç. “Hashashi ka iluzion tjetër, heroina ka iluzion shumë, shumë më të larte”, shton ai.
Fatmirësisht, ai është rehabilituar, por iniciativa erdhi pas shumë tragjedive që pësuan fatin e miqve të tij që zgjodhën të njëjtën rrugë.
/a.r