Një batutë e kryeparlamentares Lindita Nikolla në seancën e sotme ka krijuar ilaritet dhe të qeshura në sallën e Kuvendit. Ndërsa po fliste Gazmend Bardhi, ai nuk e kishte vënë re që ishte zhvendosur tek karrigia ku zakonisht rri kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Kreu i Kuvendit, e cila pa konfigurimin elektronik të fjalës, i thotë Bardhit që të ulej në vendin e tij, pasi i del emri i Lulzim Bashës. Kjo ka shkaktuar të qeshura tek deputetët e pakët në sallë, ndërkohë që Bardhi vetë është vënë në siklet.
“Zoti Bardhi vetëm shko në vendin tënd se del emri i zotit Basha aty”, iu drejtua Nikolla.
(deputetët qeshin)
“Pas shumë orësh seancë sigurisht që ka nevojë edhe për humor, faleminderit zonja kryetar që i bëtë kolegët të qeshin”, tha Gazment Bardhi./m.j