Klered Bozhani është personi që dyshohet se ka hapur zjarr pasditen e sotme ndaj efektivëve të repartit “Shqiponja”, duke plagosur një prej tyre.
Ne foton qe po potojme, Klered Bozhani 38 vjeç ne anen e djathte te fotos bashke me Edlir Alleshin, policin e plagosur, është trup shumë i dobët, rreth 180 cm. Gjatë momentit të të shtëna ka qenë i veshur me tuta dhe bluzë gri, kapele të zezë.
Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet, teksa Bozhani qëlloi menjë plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.
Sakaq, policia është vënë në ndjekje të Bozhanit, duke vijuar kontrollet në pikat dalëse të Tiranës, si edhe duke kontrolluar në qytet.
Nderkohe qe Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se gjendja shëndetësore e efektivit të repartit “Shqiponja” Edlir Alleshi që mbeti i plagosur me armë gjatë ndjekjes së një të dyshuari është përmirësuar. Balla tha se autori është identifikuar dhe i bëri thirrje që të dorëzohet.
“Gjendja e efektivit është përmirësuar. Personi është identifikuar, thirrja për të është të dorëzohet”/m.j