Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga relativisht të njejtat kushte atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 14 deri 31°C
në zonat e ulëta 15 deri 35°C
në zonat bregdetare 19 deri 33°C