• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Rama: Nesër, mbledhja më e rëndësishme në OKB që prej fillimit të luftës në Ukrainë

by Java News
19/09/2023 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB, ku nesër presidenca shqiptare do të drejtojë një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, me praninë e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh. Rama thotë se nesër zhvillohet mbledhjen më të rëndësishme që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Videomesazh i Kryeministrit Edi Rama pas marrjes së kryesimit nga Shqipëria të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara:

Si pjesë e programit të punës të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, nën kryesimin e Shqipërisë, Këshilli do të mblidhet nesër për atë që, me gjasë, është takimi më i rëndësishëm për Ukrainën, qysh prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia.

Do të kem nderin të kryesoj këtë takim.

Krerët e shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, si dhe, më gjerë, të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshi Ukrainën, do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të shkëmbejnë ide, jo vetëm rreth luftës që po zhvillohet dhe pasojave mbi Ukrainën e popullin e saj, por edhe për ndikimin që po prodhon lufta mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh.

Do të jetë hera e parë, që prej fillimit të luftës, që Presidenti Zelensky do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit.

Shpresoj që ky Debat i Hapur i Nivelit të Lartë të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë, për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë.

Duke qenë se vijmë nga një rajon ku lufta ka shkaktuar vuajtje të pamasë, jemi mjaft të ndërgjegjshëm për vlerën e paqes dhe përpjekjet monumentale që duhen për arritjen e, mbi të gjitha, për ruajtjen e saj.

Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e Drejta Ndërkombëtare shtrojnë themelet e asaj çka quajmë siguri njerëzore.

Ato përbëjnë një shkëputje nga e kaluara, me praktikën tradicionale të mbizotërimit, imponimit apo atë të “fuqishmit që ka të drejtë”. Ato sigurojnë barazi mes shtetesh dhe mjete paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ja pse Shqipëria ka vendosur të vendosë theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos, të paqes e sigurisë, në diskutimin e këshillit dhe, më gjerë, mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.

Pra, u vendos!

/f.s

Next Post
Fjalimi në OKB, Zelensky për Rusinë: Të keqes nuk mund t’i besohet, shihni rastin e Prigozhin

Fjalimi në OKB, Zelensky për Rusinë: Të keqes nuk mund t’i besohet, shihni rastin e Prigozhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamur Noka nxjerr nga Whatsapp-i i grupit të Kryesisë së PD-së, Ervin Salianjin

Flamur Noka nxjerr nga Whatsapp-i i grupit të Kryesisë së PD-së, Ervin Salianjin

December 22, 2025
Berisha dhe “Foltorja”, një udhëtim për në Polin e Veriut…

Kushtet që duhet të plotësojë një protestë, për të rrëzuar Qeverinë

December 22, 2025
Molotovët para Kryeministrisë, shoqërohen në polici disa protestues! Para komisariatit edhe..

Molotovët para Kryeministrisë, shoqërohen në polici disa protestues! Para komisariatit edhe..

December 22, 2025
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Protesta e PD- Çupi: Berisha e ngre pushtetin mbi fatkeqësinë e popullit/ Beqiri: Duhet të jetë në burg

December 22, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ndan foto nga protesta e opozitës, Ilir Meta nga qelia: Numërimi mbrapsht ka filluar

December 22, 2025
Berisha bëhet gati për “Foltoren”, Lapaj i “liron” vendin/ Zhvendos protestën disa metra më tutje

Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla. Duhet bashkim përtej flamujve politike

December 22, 2025
Hedhja e molotovëve te Kryeministria/ Lëndohen dy policë, një fotograf dhe një protestues

Hedhja e molotovëve te Kryeministria/ Lëndohen dy policë, një fotograf dhe një protestues

December 22, 2025
Protesta e opozitës para Kryemistrisë, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Protesta e opozitës para Kryemistrisë, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

December 22, 2025
Situata te Kryeministria – “Janë identifikuar personat që hodhën molotov, pritet të ndalohen”

Situata te Kryeministria – “Janë identifikuar personat që hodhën molotov, pritet të ndalohen”

December 22, 2025
VIDEO- Molotovët “ndezin” Kryeministrinë/ Pas protestës efektivë të kriminalistikës zbarkojnë në terren 

VIDEO- Molotovët “ndezin” Kryeministrinë/ Pas protestës efektivë të kriminalistikës zbarkojnë në terren 

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In