• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma ka nevojë vetëm për një nen, lidhur me Sali Berishën

by Mero Baze
19/09/2023 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Grupi i deputetëve që mbështesin Sali Berishën kanë vetëshpallur sot anëtarë të një Komisioni për Reformën Zgjedhore që do ti ofrojnë shumicës për të shtyrë afatin e veprimtarisë së Komisionit që mbaron pas një jave.

Gazmend Bardhi njoftoi se ka rekomanduar Oerd Bylykbashin në emër të PD, si bashkëkryetar dhe disa emra të tjerë për anëtarë.

Arroganca me të cilën I deklaroi si fakt të kryer anëtarët e Komisionit, dhe vetndjerja si përfaqësues të popullit opozitar mund të jenë çështje të veseve të personalitetit, por çështja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, është çështje ligjore dhe politike, dhe aty duhet të jenë ata që përfaqësojnë PD zyrtare dhe jo ata që përfaqësojnë Sali Berishën.

Pikësëpari  nga ana ligjore, Gazmend Bardhi para se të propozoj Bylykbashin, i cili ka qysh ditën e parë të shpalljes së Berishës “non grata” në krah të Berishës, duhet të anuloj vendimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar I PD, pasi është një vendim që e ka marr vet.
Po ashtu duhet të provoj se anëtarët e tjerë janë anëtarë të grupit parlamentar të PD së paku formalisht.

Vetndjerja opozitarë se je në krah të Sali Berishës nuk të bën përfaqësues të opozitës, të bën ushtarë të Sali Berishës. Dhe shumica në pushtet, por dhe Partia Demokratike apo parti të tjera që e kanë pranuar vendimin e SHBA dhe Britanisë së Madhe për Berishën, nuk kanë ndërmend të bashkëpunojnë me Berishën për asgjë. Natyrisht as për reformën elektorale.

Dhe nëse ndonjë individë nga shumica ka dëshirë të bashkëpunojë me Berishën, kjo nuk është detyrim për shumicën, pasi është njësoj si ndonjë deputet i Berishës që ka dëshirë të mos jetë më me Berishën, por ja që ka ngelë aty e nuk del dot.

Nga ana politike, shumica në pushtet duhet të jetë politikisht aktive kur ka zhvillime të tilla dhe nuk duhet të lëviz nga qëndrimi politik për Berishën, por duhet ta deklarojë qartë se nuk ka reforme zgjedhore me Sali Berishën.

Ai le të ketë sa të doj deputetë, por qeveria dhe ato parti që mbështesin qëndrimet e SHBA dhe Britanisë së Madhe për “non gratat”, duhet të respektojnë parimet e tyre politike.

Ndaj cdo vonesë për formalizmin e grupit parlamentar të PD dhe bërjen qartë grupit të Berishës, se nuk do ketë asnjë bashkëpunim me të, është një ditë më shumë e humbur për reformën zgjedhore, dhe për një të ardhme politike pa “non grata” në Shqipëri.

E vetmja gjë që mund të bëhet në reformën zgjedhore për Berishën, është të përfshihet në Kod elektoral, që personat “non grata” të përjashtohen nga politika. Nëse këta deputetët e Gaz Bardhit janë dakord me këtë nen, mund të bashkëpunojnë. Por kjo bëhet dhe pa ata.

Next Post
EMRI/ Aksidenti tragjik, humb jetë 43-vjeçari shqiptar, baba i 3 fëmijëve të mitur! U gjet i pajetë në anë të…!

EMRI/ Aksidenti tragjik, humb jetë 43-vjeçari shqiptar, baba i 3 fëmijëve të mitur! U gjet i pajetë në anë të...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In